LDK-ja prezanton zyrtarisht Arbër Ismajlin, Haziri: Besë e shpresë për Gjilanin NULL NULL 30.07.2025 23:32 30.07.2025 23:32 Lidhja Demokratike e Kosovës e ka prezantuar zyrtarisht Arbër Ismajlin si kandidat të saj për kryetar të Gjilanit. Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se në lagjen “Dardania”, sonte ishte nata e kthesës për fitoren në Gjilan të kësaj partie, me kandidatin e saj, Arbër Ismajlin. “Bashkë me liderin e LDK-së dhe mikun tim, Lumir Abdixhiku, me veprimtarë e themelues, të rinj e të reja e gra e burra, sonte realizuam takimin e parë të bashkëbisedimit, për ta prezantuar edhe zyrtarisht Arbërin, i cili është besë dhe shpresë për Gjilanin, për qytetarin për familjen gjilanase, për qytetin e fshatin”. “Prej sonte, numërojmë ditët kur Gjilanit do t’i kthehet nami i një kryeqendre politike, ekonomike, të arsimit, sportit, kulturës e sigurisë”, shkroi Haziri, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai u shpreh se do të jenë bashkë e unik, për fitoren e Ismajlit e të LDK-së më 12 tetor në Gjilan.