Largoni qeskat e syve me sodë bikarboni NULL NULL 03.03.2016 18:13 03.03.2016 18:13 Është e njohur se bikarboni është një përbërës i pashmangshëm në shumë ëmbëlsira, pasta dhe ushqime të ndryshme, por ndoshta nuk e keni ditur se është fantastike edhe për lehtësimin e qeseve poshtë syve. Në fakt, nëse i kushtoni pak vëmendje përshkrimeve në produktet e njohura kozmetike, do të vëreni se një pjesë e madhe e tyre përmbajnë sodë bikarboni, shkruan temina.al. Nëse dëshironi që shpejtë dhe thjeshtë ta provoni këtë recetë natyrale kundër qeseve poshtë syve, ndiqni udhëzimet e mëposhtme: Në një gotë shtoni pak ujë të ngrohtë ose çaj kamomili, dhe më pas shtoni një lugë gjelle sodë bikarboni. Përziejeni mirë dhe pastaj në enën në të cilën e keni përgatitur këtë, vendosni ndonjë leckë ose sfungjer për ta thithur përbërësin dhe më pas vendoseni poshtë syve. Lëreni të qëndrojë 10 – 15 minuta dhe do të jeni të mahnitur nga rezultati.