Lamtumirë njolla të djersës NULL NULL 01.06.2015 09:10 01.06.2015 09:10 Keni braktisur shumë rroba, për faktin se ato kanë krijuar disa njolla nga djersa e cila është shumë e bezdisshme. Mos mendoni që krijimi i njollave të tilla u vie vetëm nga djersa, nuk përjashtohen edhe deodorantët jocilësorë të cilët nuk janë edhe aq të mirë sa reklamohen. Prandaj, tani është koha që të mos prishni raportet e mira me rrobat tuaja, transmeton Klan Kosova apo të pësoni ndarje nga to për shkak të këtyre njollave. Lloje të tilla të njollave mund të i largoni në këtë mënyrë: Lëng limoni Ujë Sodë buke Përziejini këto elemente, pastaj lëreni të veprojë mbi njollë për disa minuta. Vendoseni atë në makinën larëse si zakonisht, dhe efektin do t’a vëreni vet!