Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar NULL NULL 29.07.2026 19:11 29.07.2026 19:11 Foto Ilustrim Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht te “Qafa e Duhlës” segmenti në drejtim të Prishtinës. Në aksident janë përfshirë tre vetura dhe një kamion. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Policia e Kosovës. “Hetuesit e njësitit të autostradës janë në vendin e ngjarjes. Rruga është e lëshuar, njëri nga shiritët ka qenë vazhdimisht i lirë për qarkullim. Për natyrën e lëndimeve, hetuesit do të shkojnë pas pak edhe në spital për të marrë informacione”, thanë për Klankosova.tv.