Lakersat me super rikthim fitojnë ndaj Clippersave NULL NULL 29.02.2024 08:37 29.02.2024 08:37 Los Angeles Lakers ka shënuar fitore me rikthim ndaj Los Angeles Clippers, me shifrat 116-112, në kuadër të ligës më të fortë në NBA. Çereku i parë nisi ngushtë me Clippersat që e fituan me një pikë epërsi 30-29. Clippersat vazhduan të dominojnë edhe në çerekun e dytë me 36-23. Edhe perioda e tretë ishte në favor të këtyre të fundit duke e mbyllur me 30-25. Megjithatë, periudha e fundit ishte përcaktuese për fitoren e Lakersave, të cilët e fituan 39-16. Më i dalluari në fitoren e Lakersave ishte LeBron James me 34 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime. Lakersat pas fitores renditen në vendin e nëntë me 32 fitore dhe 28 humbje. Ndërsa Clippersat në pozitën e katërt me 37 fitore dhe 20 humbje.