Lakers kampion i NBA, titull i 17-të në histori NULL NULL 12.10.2020 09:03 12.10.2020 09:03 Los Angeles Lakers është shpallur kampion i NBA, meqë mposhti nē finale Miami Heat me rezultatin 4-2 me ndeshje. Nē një sezon të pazakontë për shkak të koronavirusit, që zgjati përtej pritshmërie dhe që i detyronte gjithë skuadrat të grumbulloheshin në Orlando për të luajtur ndeshjet e mbetura ishin kalifornianët që u treguan superiorë, përcjellë Klan Kosova. Skuadra nga Los Angeles fituan titullin e 17-të në histori të klubit. JOB'S FINISHED: YOUR LOS ANGELES LAKERS ARE NBA CHAMPIONS pic.twitter.com/Dnxtgt9i1d — Los Angeles Lakers (@Lakers) October 12, 2020 Vetëm dy ditë pasi shpërdoruan “match point”-in e parë, mbrëmjen e djeshme në arenën ”AdventHealth” të Orlandos Lakers triumfuan me rezultatin 106-93. Ky përfundim mbylli llogaritë e finales, duke hapur edhe shampanjën e festës së titullit kampion.