LAJMI I FUNDIT: Vdes basketbollisti Kobe Bryant NULL NULL 26.01.2020 20:44 26.01.2020 20:44 Ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë pas rrëzimit të helikopterit ku ai ndodhej me tre persona të tjerë. Aksidenti ka ndodhur në Calabasas – Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Sipas TMZ, Bryant dhe tre persona të tjerë po udhëtonin me helikopterin e tij privat, kur helikopteri u rrëzua, transmeton Klan Kosova. Mësohet se pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit. Ndërsa Vanessa [gruaja e Kobe Bryant] nuk ndodhej në helikopter. Dyshohet se helikopteri me të cilin po udhëtonin viktimat është përfshirë nga zjarri dhe kështu ka ardhur deri tek rrëzimi i tij. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.