LAJMI I FUNDIT: Vdes 21 vjeçarja me Covid 19 pas lindjes NULL NULL 10.07.2020 22:57 10.07.2020 22:57 Lajmi i fundit Një 21-vjeçare e infektuar me koronavirus, ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli i cili ka thënë se pacientja ka qenë e intubuar. Për Klan Kosovën ka folur edhe Gazmend Spahija, anesteziolog në Mjekësinë Sportive i cili tha se janë të tronditur me këtë lajm. “Jemi tronditur. Mbrëmë me datën 09.07.2020, është pranuar nga Klinika e Gjinekologjisë, shtatzëna me gjendje të rëndë shëndetësore. Sot në konsultë me gjinekologët është vendosur të kryhet lindja me operacion cezarian. Pas intervenimit kirurgjik, gjendja i është përkeqësuar edhe më shumë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë kësaj gjendjeje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.