Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajmi i fundit, Valverde stërvitet sot me skuadrën para lojës me Atleticon

NULL NULL
03.03.2025 17:46

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë që Fede Valverde do të stërvitet me skuadrën sot.

Sidoqoftë, ende nuk është marrë vendim nëse uruguaiani do të luajë të martën në 1/8 e finales kundër Atletico Madridit.

Mesfushoi ishte pushuar këto ditë për shkak edhe të një lëndimi që e ka pësuar.

“Fede Valverde do të stërvitet me ekipin sot… por do të vendosim më vonë nëse është gati për të luajtur NESËR.”, ka thënë Ancelotti.

“Lucas Vázquez do të mund të fillojë si mbrojtës i djathtë nëse Valverde nuk mund të luajë.”

lajme të ngjashme