Pezullohet protesta e njësive speciale – Kurti javën e ardhshme i pret në takim NULL NULL 07.11.2023 09:21 07.11.2023 09:21 Është pezulluar protesta e Njësisë Speciale Intervenuese, asaj për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe të tjerave brenda Policisë së Kosovës e paralajmëruar që të mbahet në mesditë. “Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi u ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka premtuar që javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje”, konfirmon zyra për media e këtij institucioni, përcjell KlanKosova.tv. Kështu, protesta e paralajmëruar për sot është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day