Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajmëroni policinë nëse njihni personat në fotografi, po kërkohen për sulm dhe asgjësim të pasurisë

NULL NULL
04.07.2025 15:40
Foto nga Policia e Kosovës
Foto nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit kërkohen për përfshirjen në veprën “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, transmeton Klankosova.tv.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën Sulm dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, makinë, rrugë dhe teksti

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.