Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajçak në Dosjen ‘Epstein’ dhe ndikimi i tij në dialogun Kosovë-Serbi, Haki Abazi sot në “DPT te Fidani”

NULL NULL
03.02.2026 15:38

Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për Dosjen ‘Epstein’ dhe publikimin e mesazheve me Miroslav Lajçak, ish-emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ku në këto dosje të publikuara nga Shtetet e Bashkuara tregohet se ky i fundit kishte shkëmbyer mesazhe për vajza dhe diplomaci me abuzuesin seksual, tashmë të ndjerë, Jeffrey Epstein.

Gjithashtu, në emisionin e sotëm do të flasim edhe për ndikimin e Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për raportin e Abazit me të sa ishte zëvendëskryeministër i vendit dhe të pathënat nga takimet me të.

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

lajme të ngjashme