Lajçak ekskluzivisht në Rubikon: Më pak mbështetje për palën që refuzon propozimin evropian NULL NULL 25.01.2023 20:24 25.01.2023 20:24 Miroslav Lajçak, dialogu, Prishtina Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se procesi i raporteve mes të të dyja vendeve, është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Këtë ai e specifikoi ekskluzivisht në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ndërsa zbuloi se takimi i së premtes së kaluar, ishte me të vërtetë i një peshe jo të zakonshme që është parë deri më sot për këtë çështje, përcjell klankosova.tv. ”Jemi duke zhvilluar këto diskutimet ndaras me palët, por kur t’i bashkojmë do të presim natyrisht që ta pranojnë planin, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë atë natyrisht”. Adriatik Kelmendi: Çka nëse njëra palë dakordohet dhe tjetra nuk dakordohet? ”Atëherë bashkësia ndërkombëtare, ka për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur, dhe do ta mbështes njërën palë më shumë, apo do ta zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër”. ”Ky proces është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Misioni i së premtes së kaluar, me të vërtetë ka qenë i peshës së rëndë, SHBA, BE dhe tri shtetet nuk do të kishin ardhur këtu për asgjë”. Intervistën e plotë ekskluzive, me mesazhet e Lajçakut, mund ta ndiqni pas pak në Rubikon me Adriatik Kelmendin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë