Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lady Gaga do të martohet këtë vit, dasma do t’i kushtojë pesë milion euro

NULL NULL
03.01.2019 19:30

Këngëtarja Lady Gaga, ka bërë plan që gjatë këtij viti t’i japë fund beqarisë me partnerin e saj.

32 vjeçarja do të martohet me 50 vjeçarin, Christian Carino, i cili është i njohur si agjent i personazheve të njohura, njofton Klan Kosova.

Çifti do të bëjë një martesë luksoze, e cila flitet se do të kushtojë rreth 5 milionë euro dhe ceremonia martesore flitet se do të mbahet në qytetin ku çifti u njoh, në Venezia të Italisë.

Mediat amerikane shkruajnë se ceremonia do të mbahet me një rrjet të ngushtë miqsh dhe të afërmish, mes tyre John, Bradley Cooper dhe Donatella Versace, e cila duket se do të stilojë fustanin e nuses.

 

lajme të ngjashme