Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Laçi starton ndaj Malmos, Krasniqi, Rrahmani e Tuci në bankë

NULL NULL
27.08.2024 20:01
Sparta e Pragës përball Malmos Foto: SpartaPraha

Albion Rrahmani është grumbulluar menjëherë me Spartën e Pragës dhe duelin final ndaj Malmos do ta nis nga bankina, sikurse edhe Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci.

Në përballjen e sotme të vlefshme për një biletë në grupet e Ligës së Kampionëve, nga minuta e parë e nis duelin futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, raporton Klankosova.tv.

Formacioni i Sparta Pragës në duel me Malmon
Foto: SpartaPraha

Skuadra e ‘spartanëve’ shqiptarë, me një këmbë gjenden në finalet e UEFA Champions League, pasi fitoi në Suedi me rezultat 2-0.
Tani në përballjen e dytë, pos triumfit e barazimit, i mjafton edhe humbja eventuale me një gol diferencë, njofton Klankosova.tv.

38 herë kampionët e Republikës Çeke synojnë të rikthehen pas plot 18 vjetësh në mesin e skuadrave më të mira të kontinentit dhe këtë janë gati ta arrijnë pikërisht me ndihmën e futbollistëve shqiptarë.

Sparta e Pragës – Malmo zhillohet sonte në stadiumin “epet Arena” me fillim në orën 21:00.

lajme të ngjashme