Kylie kapet me editim të keq të fotos (FOTO) NULL NULL 18.07.2019 23:31 18.07.2019 23:31 Kylie Jenner është duke shijuar disa ditë pushimi mes mikeshash për të promovuar edhe koleksionin e saj të produkteve të lëkurës Kylie Skin. Shumë fotografi e video të postuara në rrjetet sociale nga pushimet tropikale, por ama syrit të fansave nuk mund t’i shpëtojnë detaje apo dështime të photoshop-it që mund t’i kenë shpëtuar miliarderes Kylie Jenner. E radhës ka qenë rregullimi që ajo i ka bërë këmbëve të shoqes së saj të ngushtë në një nga fotot e hedhura, duke e holluar më shumë seç duhet e që është vënë menjëherë në dukje në komente. /bordo