Kylie Jenner sërish shtatzënë? NULL NULL 28.03.2019 14:00 28.03.2019 14:00 Kylie Jenner mund të jetë shtatzënë sërish dhe në pritje të një vogëlusheje, të paktën nëse e besoni euforinë e Instagramit. 21 vjeçarja ka nxitur thashetheme se ajo mund të bëhet sërish nënë pas një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në këtë rrjet social. Me siguri se mendoni se ajo ka postuar një fotografi ku i shihet barku i fryrë, por nuk është kështu. E gjitha ka nisur nga fotografia ku miliarderja më e re në botë ka shfaqur thonjtë e saj të lyer me ngjyrë rozë. Mund të duket qesharake, por fansat besojnë se Kylie Jenner kështu po dërgon mesazhin se është duke e pritur fëmijën e saj të dytë. Në fotografi shihet edhe dora e shoqes së saj të ngushtë që i ka thonjtë e lyer me ngjyrë të kaltër të hapur. View this post on Instagram back at it again with nail bae 💅🏼 A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on Mar 26, 2019 at 7:59pm PDT Qysh prej kohës kur Jenner ka lindur vajzën e saj Stormi, fansat vazhdimisht kanë kërkuar që ajo dhe Travis Scott të kenë edhe një fëmijë. Themeluesja e Kylie Cosmetics ka rrëfyer se dëshiron më shumë fëmijë derisa së fundmi ka pranuar se ajo mezi po pret ta rrisë familjen e saj, por nuk është akoma gati për këtë. Kylie Jenner është bërë nënë e fëmijës së saj të parë me reperin Travis Scott në muajin shkurt të vitit 2018.