Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky ushtrim i thjeshtë mund t’i ndihmojë burrat që të jenë më të mirë në shtrat

NULL NULL
13.04.2023 20:55
Burrat
Burrat

Është një nga ankesat më të zakonshme të shëndetit seksual, që prek shumicën e meshkujve, por tani një studim i ri ka hedhur dritë mbi një ‘ilaç’ të mundshëm për ejakulimin e parakohshëm (PE).

Rreth një e treta e meshkujve kanë pranuar se mos zgjatja e mjaftueshme ishte një problem i zakonshëm për ta, por më pak se një e katërta në fakt kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ka një mori arsyesh pse një burrë mund të vuajë me PE-ja, duke përfshirë depresionin, shqetësimin, stresin, abuzimin me substancat, abuzimin seksual ose imazhin e dobët të trupit.

Tani, një rishikim i ri shkencor ka zbuluar se marrja me një hobi të ri mund t’i ndihmojë burrat të luftojnë PE-në dhe të zgjasin më gjatë në shtrat, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se mund të jetë koha për të bërë yoga nëse duan që marrëdhënia seksuale të zgjasë më shumë.

Rezultati i studimeve doli të jetë se burrat që vuajnë nga kjo gjendje, mund të përfitojnë edhe nga praktikimi i pozicionit me kokën poshtë, gjatë kohës së praktikimit të jogës.

Sipas studimit, përfitimet e jogës në PE përfshijnë përmirësimin e funksioneve riprodhuese, rregullimin hormonal, rritjen e ndërgjegjësimit, menaxhimin më të mirë të faktorëve të rrezikut të lidhur me PE dhe forcimin e muskujve të legenit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme