Ky trajner pritet t’i drejtojë kryeqytetasit ndaj Trepçës NULL NULL 28.11.2023 15:10 28.11.2023 15:10 Prishtina raportohet se e ka shkarkuar trajnerin Zydrunas Urbonas e kjo me shumë gjasa pritet të zyrtarizohet gjatë kohës në vijim edhe nga klubi bardhekaltër. Prishtina nesër e zhvillon derbin e madh ndaj Trepçës dhe shtrohet pyetja se kush do ta drejtojë ekipin në këtë duel? AsistiOnline.com ka mësuar se bordi i klubit i ka dhënë mbështetjen e fortë trajnerit prishtinas, Albert Sylejmani që ta marrë drejtimin e ekipit deri në vendimin e rradhës. Sylejmani ka qenë ish basketbollist i Prishtinës dhe prej vitesh njihet si një prej trajnerëve më të mirë vendorë tek gjeneratat e reja, por para dy vitesh ishte shumë afër inkuadrimit në Superligë me Prishtinën e Re, por që u mposhtën në ndeshjen e dytë nga Rahoveci. Dueli mes Prishtinës e Trepçës luhet nesër me fillim nga ora 19:00 në sallën 1 tetori.