Ky Milan i papërmbajtshëm, fitoi lehtë te Udinese NULL NULL 20.09.2025 22:46 20.09.2025 22:46 Milan shënoi edhe fitoren e tretë sezonale. Në kuadër të xhiros së katërt në Serie A, rossonerët triumfuan në Friuli ndaj Udineses me rezulutat 0-3, dhe kështu iu afrua liderit, Juventus në vetëm një pikë. Milan në mungesë të lojtarit kryesor Rafa Leao, megjithatë gjeti mënyrën për të ardhur te pikët e plota, fal Cristian Pulisic i cili shënoi golin e parë në minutën e 40, edhe pse shumë më herët ka mundur të realizonte Santiago Gimenez, por meksikani edhe pse përballë me portierin Razvan Sava, gjuajti në trup të gardianit. Me të nis pjesa e dytë, një gabim të madh të mesfushorit Karlstrom, Pulisic ia rrëmbeu topin nga këmba për të asistuar te Youssouf Fofana që shënoi golin e dytë, transmeton Klankosova.tv. Nuk vonoi shumë dhe një kundërsulm vrasës, Milan e kthen në gol. Këtë herë Rabiot asistoi të Pulisic që shënoi golin e tretë të Milanit dhe të dytin personal në ndeshje. Mysafirët patën e raste të tjera shumë të mira, por mjaftuan tre gola për tri pikë. Në xhiron e pestë derbi i madh, Milan-Napoli, kurse Udinese udhëton te Sassuolo.