Ky është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut NULL NULL 22.12.2024 14:55 22.12.2024 14:55 Ky është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut është bërë me kryetar të ri. Në Kuvendin e jashtëzakonshëm është zgjedhur Masar Omeragiq. Ai do ta pasojë Muamed Sejdinin, i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë, pas gjashtë vjetësh. Menjëherë pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm, Omeragiq mbajti takim me anëtarët e Këshillit drejtues të Federatës. Marjan Stojkoski do të jetë Nënkryetari i ri i FFM-së, kurse Drilon Ganiu, u.d Sekretar i Përgjithshëm. Me propozim të Kryetarit të ri FFM-së, legjenda e futbollit, Goran Pandev është emëruar Drejtor Sportiv për të gjitha seleksionet e reprezentacionit. Ilija Najdoski dhe Agim Ibraimi u emëruan si këshilltarë në kabinetin e Kryetarit të FFM-së, shkruan Klan Macedonia transmeton Klankosova.tv Përveç kthimit të legjendave në futbollin e Maqedonisë, Masar Omeragiq u zotua për rikonstruimin e plotë të kategorive të të rinjve si dhe premtoi se në sezonin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut do të aplikohet sistemi VAR. Sipas Omeragiqit, FFM-ja do të punojë edhe për kthimin e futbollistëve të cilët për arsye të ndryshme nuk janë pjesë të reprezentacionit duke potencuar në radhë të parë Arijan Ademin dhe Stefan Ristovskin. Postin e Omeragiqit në krye të FFM-së, përmes përfaqësuesve të tyre, ia uruan UEFA-ja dhe FIFA. Masar Omeragiqi është Kryetari i 7-të I FFM-së, pas Alekso Kiprovskit, Ljubisav Ivanov, Lambe Arnaudov, Haralampie Haxhi – Risteski, Ilço Gjorgjioski dhe Muamed Sejdini.