Ky është polici që dyshohet se goditi për vdekje një këmbësor në Prizren NULL NULL 07.11.2025 22:29 07.11.2025 22:29 Foto nga Arkiva; Një zyrtar policor dyshohet se ka goditur për vdekje një këmbësor në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren të premten pasdite. Klankosova.tv mëson se i dyshuari është Isë Gashi. I njëjti, sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë. Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin, ku mbeti i vdekur një 80-vjeçar. Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Arrestohet polici i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prizren Goditet për vdekje me veturë një 80-vjeçar në Prizren, shoferi dyshohet të jetë polic