Ky është personi që u arrestua në aeroport, për kanosjen e prokurorit NULL NULL 29.12.2024 23:29 29.12.2024 23:29 Foto ilustruese I arrestuari që u prangos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për kanosjen e një prokurori, quhet Merxhan Rexhepi. Klankosova.tv, merr vesh se ky ai është 28-vjeçar, dhe ka vendbanim të përkohshëm në Gjermani. Sipas informatave të policisë, Rexhepi nuk ka raste të tjera si i dyshuar. Policia tha se vepra penale është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale, më 12 dhjetor të këtij viti. Vërejtje:Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.