Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren NULL NULL 24.11.2024 18:53 24.11.2024 18:53 Foto ilustruese. 25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës. Në postimin e publikuar në Facebook nga faqja e fshatit të tashmë të ndjerit, shkruan se njoftimi për kohën e varrimit do të jepet më pas. “Të dashur banorë të fshatit Vragoli me shumë dhimbje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë tragjikisht në moshen 25 vjeçare Arbër Gërguri. Allahu e mëshiroftë Arbërin. Ngushllime familjes Gërguri, jemi me ju në këto çaste të vështira për ju. Për varimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e faqes “Vragolia”. Sipas policisë, 25-vjeçari vdiq pasi një profilë metali ra nga lartësia dhe e ka goditur në kokë viktimën. Arbër Gërguri – 25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren