Ky është i riu nga Fushë Kosova, viktima e dytë e tragjedisë në Shëngjin NULL NULL 04.06.2026 07:19 04.06.2026 07:19 Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjedisë në Shëngjin Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e djeshme në Shëngjin, në zonën e njohur si Rana e Hedhun, ku dy shtetas nga Kosova humbën jetën pasi u rrëmbyen nga dallgët e mëdha të detit. Viktima të kësaj tragjedie janë Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku, raporton Klankosova.tv. Për ndarjen nga jeta të Leonit Aliut, familjarë dhe të afërm kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale. I riu ishte i njohur edhe në botën e futbollit, pasi në të kaluarën kishte qenë pjesë e klubit KF Fushë Kosovë./Klankosova.tv Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin