Ky është droni nga Facebook NULL NULL 02.08.2015 10:22 02.08.2015 10:22 Me krahë të Boeing 737, është Aquila, droni nga Facebook. Ai sigurisht që nuk mban pasagjerë dhe është tepër i lehtë dhe nuk peshon më tepër se 453kg. Megjithatë Facebook, ka në plan të vërë këtë dron në përdorim në muajt në vijim, pasi që është një produkt për të cilin u deshën më shumë se një vit punë në laboratorët e gjigandit social Facebook. Droni Aquila, nuk ka funksion të sjellë në destinaciojn produkte, ashtu si dronët Amazon, por të shpërndajë internet në miliona njerëz që jetojnë në zona ku aksesi në internet është i limituar. Përveç kësaj Facebook, po kërkon të bashkpunoj me operatorë dhe kompani të tjera për të ofruar internet në një kosto më të ulët se kullat telefonike. Aquila është thjeshtë një element i iciciativës së Facebook për të rritur aksesin në internet, ndërkaq pjesa më e madhe e këtij droni gjigant ësht veshur me panele diellore, të cilët do të bëjnë të mundur qëndrimin e tij në ajër deri në tre muaj, në një lartësi më të ulët se sa ajo ku fluturojnë avionet komercial.