Ky burrë fejohet dhe fiton lotarinë brenda një fundjave NULL NULL 05.07.2023 09:57 05.07.2023 09:57 Një burrë nga Iowa po feston një fundjavë veçanërisht me fat pasi fitoi çmimin e parë të lotarisë prej afro 400 mijë dollarësh mëngjesin pasi u fejua. Nick Miller, 31 vjeç, u tha zyrtarëve të Lotarisë së Iowa-s se e dashura e tij, Lauren Timmerman, e pranoi propozimin e tij për martesë një të premte mbrëma dhe të nesërmen në mëngjes ai u ndal për kafe në një dyqan dhe bleu biletën e lotarisë. “U ktheva në kamionin tim dhe gjëja e parë që bëra ishte të shikoja me poshtë lojën progresive të jackpot-it dhe fillova t’i përputhja me numrat e mi fitues”, tha Miller. M’u desh të bëja një kontroll të dyfishtë dhe t’i shihja përsëri. Përfundimisht, i kontrollova në aplikacionin tim në celular dhe e pash që isha fituesi”. Miller fitoi një xhekpot prej 390,191 dollarë. “Jam gati për pjesët e ardhshme të jetës, mendoj”, tha ai. Ai sqaroi se paratë e çmimit do ta ndihmojnë atë të fillojë fazën e tij të ardhshme të jetës. “Ka dasmë dhe një shtëpi për të filluar punën”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.