Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kvitova kualifikohet në 1/8 në Roland Garros

NULL NULL
30.05.2015 15:06
Kvitova ka kaluar në fazën tjetër pasi mposhti rumunen Irina-Camelia Begu.

Çekja Petra Kvitova, në krye të serisë N.4, ka dominuar ndaj rumunes Irina-Camelia Begu (N.30), duke fituar me sete (6-3, 6-2), duke kaluar kështu në 1/8 e finaleve në turneun e tenisit në Roland-Garros.

Kjo është hera e parë që kampionia në Wimbledon (2011, 2014) fiton në një ndeshje të tillë.

“Më në fund kam arritur nivelin e kërkuar”, theksoi çekja, gjysmefinaliste në Paris në vitin 2012, transmeton AFP.

Çekja do të ndeshet në turin tjetër me zviceranen Timea Bacsinszky (N.23) ose amerikanen Madison Keys (N.16) për të siguruar vendin për në çerekfinale.

lajme të ngjashme