Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e PDK-së për liberalizimin e tregut energjetik NULL NULL 31.03.2026 11:35 31.03.2026 11:35 Gjykata Kushtetuese, foto nga Radio Evropa e Lirë Gjykata Kushtetuese ka shpallur kërkesën e PDK-së si të papranueshme, për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, që obligon mbi 1 mijë e 300 biznese të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike. Kështu ka bërë të ditur ZRrE përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv. “Ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së dhe të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë. ZRRE vazhdon zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me Ligjin nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore përkatëse. Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së. PDK dorëzon në Kushtetuese vendimin e ZRrE-së për liberalizimin e tregut energjetik