Kushte për Arne Slot, “buzëqesh” Xavi Alonso NULL NULL 10.03.2026 11:01 10.03.2026 11:01 Trajneri spanjoll Xabi Alonso mund të rikthehet te Liverpool, këtë herë në rolin e trajnerit. Sipas raportimeve nga mediat britanike, klubi anglez ka arritur një marrëveshje paraprake me ish-mesfushorin e tyre për të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm. Megjithatë, ky ndryshim në pankinë mund të ndodhë vetëm nëse trajneri aktual Arne Slot nuk arrin të fitojë trofeun e Liga e Kampionëve në fund të sezonit. Alonso, i cili ka luajtur më parë me shumë sukses te Liverpool, shihet si kandidati ideal për të nisur një projekt të ri disa-vjeçar në klubin anglez. Drejtuesit e klubit besojnë se përvoja dhe stili i tij i lojës mund ta rikthejnë skuadrën në nivelet më të larta të futbollit evropian.