Kush po favorizon ndërtuesit? (VIDEO) NULL NULL 18.03.2025 19:40 18.03.2025 19:40 Duket se te lejet e legalizimi i ndërtimeve hyn në lojë ryshfeti. Njohësi ligjor, Asdren Bytyqi, ka thënë se në përgjithësi dhënia e ryshfetit po përshpejtojnë procesin e pranimit teknik. Madje ai për këtë drejton gishtin në një zinxhir prej zyrtarëve e deri te drejtuesit politik. Bytyqi shpjegon se ligjërisht ndërtuesi është i obliguar të kryej procesin e pranimit teknik dhe banorët nuk e kanë për detyrë të merren me të. E prolongimi i këtij procesi si dhe ndikimi i zyrtarëve komunal në vonesat apo përshpejtimin e përfundimit të pranimit teknik dhe marrjes së lejes ndërtimore lidhet me favorizimin apo jo të disa ndërtuesve. Bytyqi e përmend kryeqytetin si një ndër komunat e cila ka më së shumti probleme me ndërtimet pa leje, madje sic e thotë ai, Prishtina është futur në një krizë juridike. /Klankosova.tv