Kush po e shkelë Kushtetutën, VV apo ish-opozita? – Kadri Kryeziu sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 04.07.2025 15:41 04.07.2025 15:41 Të premten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu. Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovë e cila ka filluar qysh më 15 prill dhe ligjvënësit e rinj ende nuk kanë nxjerrë ndonjë epilog. Gjithashtu me Kryeziun, do të diskutojmë edhe për deklaratat e disa politikanëve dhe presidentes Vjosa Osmani se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese sërish. Kush po e shkelë Kushtetutën? Çka nëse pas 30 ditëve nuk konstituohet Kuvendi? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.