Kush më i shpejtë Audi apo BMW? (VIDEO) NULL NULL 20.05.2024 20:13 20.05.2024 20:13 Audi RS4 Avant BMW M3 Touring Dy gjigandët e veturave Audi dhe BMW, së fundmi kanë bërë një garë mes vete. Prodhuesit gjermanë, me seritë e tyre sportive RS4 Avant dhe një M3 Touring, janë përballur për të sqaruar një dilemë për adhuruesit se “kush është më i shpejti?”. Kësaj pyetje ata i dhanë përgjigje në një pistë prej 1 mijë metrash. Audi RS 4 i ka 443 kuaj fuqi dhe përmban një motor V6 me dy turbo dhe një transmision automatik me tetë shpejtësi. Ndërkaq, M3 përmban një turbo të dyfishtë dhe fuqinë e merr në të katër rrotat. Siç shihet në video, gjërat për Audi vetëm përkeqësohen. Kjo pasi që në fillim të garës BMW merr një shpejtësi më të madhe dhe e mposht kundërshtarin.