Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush janë 5 futbollistët e njohur që u përjashtuan nga kombëtarja për çështje disiplinore

NULL NULL
10.09.2024 19:33
Thomas Strakosha, Shqipëri dhe Karim Benzema, Francë

Përjashtimi i Edon Zhegrovës, Arijanet Muriqit dhe Florent Muslijas nga Kombëtarja e Kosovës, nuk është gjë e panjohur në futbollin ndërkombëtar.

Pikërisht për shkelje, thyerje të rregullave apo etikës, disa futbollistë u larguan nga reprezentacionet shtetërore, pesë prej të cilëve i kemi veçuar.

Graziano Pelle, Itali

Italia e përjashtonte sulmuesin Graziano Pelle, pas ndeshjes ndaj Spanjës më 6 tetor 2016. Arsyeja ishte refuzimi për t’ia dhënë dorën trajnerit të atëhershëm “azzur” Gian Piero Ventura. Kjo më pas u konsideruar shkelje ndaj etikës profesionale të ekipit kombëtar, andaj Federata Italiane e përjashtoi sulmuesin nga grumbullimi, njofton Klankosova.tv.

Graziano pele, Italia

Pelle kishte kërkuar falje nëpërmjet rrjeteve sociale duke e pranuar se kishte bërë një gabim dhe sjellja e tij është e papranueshme si në drejtim të trajnerit ashtu dhe ndaj grupit, por ajo nuk u morë parasysh.

Thomas Strakosha, Shqipëri

Një trajner tjetër italian u bë sebep që edhe portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, të mos lejohej të bëhej pjesë e bashkëlojtarëve të tij në grumbullimin e ekipit përfaqësues shqiptar, para ndeshjeve eliminatore, kundër Turqisë dhe Andorras.

Thomas Strakosha, Shqipëria

Christian Panucci e mori këtë vendim, pasi gardiani e kishte humbur aeroplanin që të mbërrinte në kohë me reprezentacion. Edhe Strakosha kishte kërkuar falje, por pavarësisht kësaj, vendimi mbeti në fuqi dhe ai u përjashtua për ato dy përballje.

Njejtë sikur që Muriq u zëvendësua nga portieri i Dritës, Faton Maloku, edhe te Shqipëria e kishin ftuar portierin e kampionatit vendor, atë të Laçit, Gentian Selmani, raporton Klankosova.tv.

Masiej Rybus, Poloni

Futbollisti i Polonisë, Masiej Rybus, zgjodhi që të ardhmen e tij ta vazhdonte në elitën ruse të futbollit, te skuadra e Spartakut të Moskës, por kjo gjë që i kushtoi shtrenjtë.

Masiej Rybus, Poloni

Nga kjo ngjarje e verës së vitit 2022, Federata Polake vendosi ta përjashtojë mbrojtësin nga kombëtarja, për shkak se Polonia është një nga shtetet e para që i ka dal kundër Rusisë në luftën me Ukrainën.

Rybus gjithashtu është dhe rekordmeni për sa i përket paraqitjeve me kombëtaren duke mbajtur dhe numrin më të lartë të tyre.

Karim Benzema, Francë

Futbollist përjashtoi edhe Franca, bile pavarësisht se bëhej fjalë për një yll të Real Madridit.

Karim Benzema, Francë

Karim Benzema e humbi Kampionatin Evropian të 2016-ës, meqë Federata Franceze e Futbollit vendosi kështu pasi lojtari po akuzohej për “përpjekje shantazhi” me përfshirje në një inçizim seksual ku shfaqej shoku i tij Mathieu Valbuena.

Huang Ui-Jo, Kore e Jugut

Rreth një videoje seksuale u përjashtua nga Kombëtarja e Koresë së Jugut edhe Huang Ui-Jo, që akuzohej për shpërndarjen e një video porno, teksa kryente marrëdhënie me ish të dashurën e tij, këngëtaren Hio-Min, transmeton Klankosova.tv.

Hwang Ui-Jo, Kore e Jugut

Në pritje të vendimit nga gjykata, Federata e Futbollit të këtij shteti aziatik, nuk ka humbur kohë, teksa vendosi ta pezullone menjëherë sulmuesin.

 

lajme të ngjashme