Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush janë 20 liderët më të paguar botërorë?

NULL NULL
22.04.2019 16:08

Mbase të gjithë e kemi një pyetje në mendje – sa paguhet presidenti i një shteti, si p.sh., ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Përgjigjenp mund ta gjeni në këtë artikull ku janë listuar liderët më të paguar botërorë.

Duke nisur nga 200,000 dollarë deri në më shumë se 1.6 milionë dollarë, rrogat vjetore të liderëve botërorë logjikshëm i tejkalojnë për shumë herë pagat mesatare të qytetarëve në shtetet e tyre.

Në përgjithësi, këto vende kanë tendencë të jenë ndër vendet më të pasura dhe më produktive në botë.

Në mesin e vendeve në këtë listë, pagat vjetore të liderëve janë shumë herë më të larta se GDP-ja e vendit për kokë banori apo paga mesatare.

Pagat janë shprehur në vlerën e dollarëve amerikanë që u konvertua nga vlera e monedhave të vendit të origjinës, transmeton Klan Kosova.

Udhëheqësit e monarkive absolute si Katari, Brunei Darussalam dhe Arabia Saudite nuk janë përfshirë në këtë listë për shkak të mungesës së të dhënave në dispozicion.

Kjo listë është përpiluar dhe publikuar nga 24/7 Wall St.

20. Édouard Philippe

Pozita: Kryeministër i Francës

Rroga vjetore (në dollarë): $220,505.00

Periudha kohore që është në detyrë: Një vit e dhjetë muaj

19. Jimmy Morales

Pozita: President i Republikës së Guatemalës

Rroga vjetore (në dollarë): $227,099

Periudha kohore që është në detyrë: Tri vjet e dy muaj

18. Leo Varadkar

Pozita: Taoiseach [shprehje irlandeze që e ka kuptimin e fjalës ‘lider’ dhe përdoret në Kushtetutën e Irlandës si shprehje për kryeministrin]

Rroga vjetore (në dollarë): $234,447

Periudha kohore që është në detyrë: Një vit e nëntë muaj

17. Katrín Jakobsdóttir

Pozita: Kryeministre e Islandës

Rroga vjetore (në dollarë): $242,619

Periudha kohore që është në detyrë: Një vit e katër muaj

16. Stefan Löfven

Pozita: Kryeministër i Suedisë

Rroga vjetore (në dollarë): $244,615

Periudha kohore që është në detyrë: Katër vjet e gjashtë muaj

15. Lars Løkke Rasmussen

Pozita: Kryeministër i Danimarkës

Rroga vjetore (në dollarë):  $249,774

Periudha kohore që është në detyrë: Tri vjet e nëntë muaj

14. Adrian Hasler

Pozita: Kryeministër i Lihtenshtajnit

Rroga vjetore (në dollarë): $254,660

Periudha kohore që është në detyrë: Gjashtë vjet

13. Charles Michel

Pozita: Kryeministër i Belgjikës

Rroga vjetore (në dollarë): $262,964

Periudha kohore që është në detyrë: Katër vjet e pesë muaj

11. Cyril Ramaphosa

Pozita: President i Republikës së Afrikës Jugore

Rroga vjetore (në dollarë): $273,470.00

Periudha kohore që është në detyrë: Një vit e një muaj

10. Xavier Bettel

Pozita: Kryeministër i Luksemburgut

Rroga vjetore (në dollarë): $278,035

Periudha kohore që është në detyrë: Pesë vjet e katër muaj

9. Sebastian Kurz

Pozita: Kancelar i Austrisë

Rroga vjetore (në dollarë): $328,584

Periudha kohore që është në detyrë: Një vit e tre muaj

8. Mohamed Ould Abdel Aziz

Pozita: President i Mauritanisë

Rroga vjetore (në dollarë): $330,000

Periudha kohore që është në detyrë: Nëntë vjet e tetë muaj

7. Jacinda Ardern

Pozita: Kryeministër i Zelandës së Re

Rroga vjetore (në dollarë)$339,862

Periudha kohore që është në detyrë: Një vit e pesë muaj

6. Angela Merkel

Pozita: Kancelare e Gjermanisë

Rroga vjetore (në dollarë)$369,727

Periudha kohore që është në detyrë: 13 vjet e katër muaj

5. Scott Morrison

Pozita: Kryeministër i Australisë

Rroga vjetore (në dollarë)$378,415

Periudha kohore që është në detyrë: Shtatë muaj

4. Donald Trump

Pozita: President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Rroga vjetore (në dollarë): $400,000

Periudha kohore që është në detyrë: Dy vjet e dy muaj

3. Ueli Maurer

Pozita: President i Zvicrës

Rroga vjetore (në dollarë)$482,958

Periudha kohore që është në detyrë: Tre muaj

2. Carrie Lam

Pozita: Kryeministre e Hong Kongut

Rroga vjetore (në dollarë)$568,400

Periudha kohore që është në detyrë: Një vit e nëntë muaj

1. Lee Hsien Loong

Pozita: Kryeministër i Singaporit

Rroga vjetore (në dollarë): $1,610,000

Periudha kohore që është në detyrë: 14 vjet e shtatë muaj

lajme të ngjashme