Kush ishte pjesë e “Paparazzit” të Prive KlanKosovës këtë javë? (VIDEO) NULL NULL 01.11.2025 23:18 01.11.2025 23:18 Në rubrikën “Paparazzi” të Prive Klan Kosova, këtë javë është kapur këngëtari i mirënjohur Shkëlzen Jetishi, i njohur në botën artistike si Xeni. Xeni është fotografuar në një qendër tregtare në Prishtinë, teksa me disa qese në dorë po priste gruan e tij, Valbonën, e cila po provonte veshmbathje në dhomën e provave. Një tjetër “paparazzi” që është bërë pjesë e Prive Klan Kosova këtë javë është edhe Robert Berisha, zhanri muzikor i të cilit qëndron tek argëtimi, ashtu si ai i këngëtarit paraprak. Veçse këtë herë, Roberti është fotografuar teksa po pinte kafe në një kafene në qendër të Prishtinës. /Klankosova.tv