Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush e “tradhtoi” Zahir Pajazitin? Flet bashkëluftëtari i tij (VIDEO) 

NULL NULL
24.02.2025 15:20
Hasan Zeneli, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, flet në emisionin "Kosova Tpday" në Klan Kosova

Më 31 janar 1997 bien heroikisht tre strategët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir, Pajaziti, Hakif Zejnullahu, dhe Edmond Hoxha, pasi u zunë në pritë në fshatin Pestovë, nga sigurimi serb.

Hasan Zeneli, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, flet për momentin kritik që çoi në vdekjen e tij.

Ai thotë se që tre ditë para vrasjes, ai dhe Zahir Pajaziti e dinin se po vëzhgoheshin nga shërbimi sekret serb, njofton Klankosova.tv.

“Unë e kam ditur dhe Zahir Pajaziti po ashtu, se jemi duke u vëzhguar nga shërbimi sekret, tre ditë përpara vrasjes”, tregon Zeneli, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ai dyshon se një person që kishte ardhur tek ata mund të ketë qenë burim i tradhtisë.

Zeneli përshkroi  momentin e tragjedisë së vrasjes, së Zahir Pajazitit.

“Zahiri është goditur me 8 plumba në kraharorin e majtë dhe është vrarë në dyluftim, kur ka dalë nga xhami i veturës me kallashnikov në dorë” tha Zeneli, transmeton Klankosova.tv.

Për të dëgjuar rrëfimin e plotë, ndiqni videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme