Kusari-Lila: Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes – statuti s’e lejon të jem Shefe e Grupit Parlamentar NULL NULL 18.05.2021 21:25 18.05.2021 21:25 Mimoza Kusari-Lila ka sqaruar se nuk mund të jetë Shefe fuqiplote e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm ushtruese e detyrës së kësaj pozite, siç është aktualisht. “Çështja e ushtrueses së detyrës ka të bëjë me subjektin e vetëvendosje sepse me statutin e lëvizjes duhet të jesh anëtar i Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm. Kjo është për çështje statutore të LVV-së”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova. Ajo ka shtuar në Rubikon se pavarësisht se mban pozitën si ushtruese detyre është e barabartë për nga kompetencat me shefat e grupeve të tjera parlamentare. Tutje ajo ka thënë se nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, por që aty është bashkë me subjektin politik që drejton. “Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes, jam pjesë e Grupit Parlamentar për dy legjislatura, jam në subjektivitetin tim si Alternativë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë