Kurti vs Prokuroria Speciale- Sejdiu: Kurti e luan viktimën, po kërkon vëmendje (VIDEO) NULL NULL 03.03.2025 22:09 03.03.2025 22:09 Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, opinionisti Dardan Sejdiu tha se Kurti në raport me Prokurorinë Speciale po e luan viktimën dhe po kërkon vëmendje. Sejdiu deklaroi se kryeministrit në detyrë, Kurtit politikisht i duhet një ngjarje për të dal prej këtij problemi zgjedhor. “Politikisht i vynë një ngjarje tjetër për me dal prej këtij problemi zgjedhor që e ka. Duhet me prodhu një ngjarje qe kthehet në atë far lojën e viktimës, ‘krejt janë kundër tij, sistemi është i kapur, tradhtarët, hajdutët dhe spihunat janë bërë bashkë, ky ia del’. Ky është momenti si e definon realisht mënyrën e marrjes së vëmendjes”, tha Sejdiu, transmeton Klankosova.tv Sejdiu kujtoi kur në një intervistë Kurti kishte thënë që “prokurorët janë politikë”, duke thënë se ky e ushqen konspiracionin.