Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi NULL NULL 12.04.2026 15:34 12.04.2026 15:34 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti i uroi të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë si dhe shqiptarët që festojnë në mërgatë, raporton KlanKosova.tv. Postimi i plotë: Gëzuar Pashkën besimtarëve ortodoksë! Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te secili, në familje, në shoqëri. Urime festën e shenjtë të Pashkës të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë! Urime edhe të gjithë shqiptarëve ortodoksë në trojet tona e në mërgatë! Besim e mirësi në çdo shtëpi e për shumë mot Pashka!