Kurti u kërkon komuniteteve të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë: Duhet t’i planifikojmë investimet NULL NULL 03.10.2023 11:58 03.10.2023 11:58 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka bërë thirrje komuniteteve jo shumicë në Kosovë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, që pritet të fillojë me 1 nëntor. Kurti ka thënë se qeveria do të mund të bëjë më mirë planifikime se sa shkolla u duhen komuniteteve, sa kilometra rrugë e ku të investojë ne ekonomi. “Qeveria më e mirë është ajo më afër popullit. Jemi mirënjohës që ju kemi si zyrtarë komunalë për komunitete dhe kthim afër qytetarëve tanë. Prandaj e kemi organizuar ketë takim për herën e pestë që ju të keni mundësi t’i shprehni mendimet e juaja”. “Prioritet u kemi dhënë edhe vizitave në terren. Regjistrimi i popullsisë do të fillojë me 1 nëntor, është obligim i çdo qytetari por edhe në të mirën e çdo qytetari. Me informatat qe do të mblidhen nga regjistrimi do të kemi mundësi të planifikojmë për nevojat e komuniteteve sa shkolla na duhen, sa kilometra rrugë e ku të investojmë në ekonomi. Kam ardhur të dëgjoj prej juve, për juve, për vendin tonë”, tha Kurti. Më tej, ai përmendi edhe buxhetin prej 3 milionë eurove që është ndarë për komunitetet joshumicë, teksa shtoi se MAPL-ja ka ndarë 1 milion euro për projekte infrastrukturore. “Ministria e Mjedisit i ka identifikuar 29 projekte, 9 prej të cilave janë për komunitetet joshumicë. Një e arritur tjetër është edhe njohja e gjuhës rome si gjuhë zyrtare në Prizren. Kemi edhe linjën e re të autobusëve nga Prishtina në Kishnicë dhe Graçanicë, linjë që u hap dje”, tha Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 4 orë më parë