Kurti shkroi në Librin e Ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë në Koçan NULL NULL 18.03.2025 15:49 18.03.2025 15:49 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar viktimave të tragjedisë në Koçan. “Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut është nga ato ngjarje të rënda kur ne ndjejmë se fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit. Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet e mia të thella e të sinqerta për familjarët që i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kurti, njofton Klankosova.tv. 59 të rinj humbën jetën të dielën pasi një zjarr i madh shpërtheu në një diskotektë të quajtur Pulse në Koçan. Pos viktimave, mbi 100 persona janë duke u trajtuar nëpër spitale të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por edhe jashtë vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 3 orë më parë