“Kurti rrezik për vendin, të largohet” – mocioni i Haradinajt (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 31.05.2023 20:55 nga Qendresa Sinani 31.05.2023 20:55 Sanksionet e Amerikës karshi Kosovës ‘ia hoqën’ kravatën Ramush Haradinajt. Kreu i AAK-së të mërkurën u shfaq në konferencë me bluzë të stampuar me flamurin e SHBA-së e logon e NATO-s. Edhe ajo çfarë foli në konferencë lidhet me këto dy elemente, por më shumë me veprimet e kreut të qeverisë karshi tyre, raporton Klan Kosova. Për kryeministrin Albin Kurti, AAK-ja po përgatit mocion mosbesimi, siç u tha, për dy arsye. “I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe sigurisë në veri, dhe i dyti prishja e marrëdhënieve me SHBA-në dhe BE-në”, tha kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Për këtë, nga AAK-ja nisën edhe bisedimet me subjektet tjera opozitare. “Kemi filluar komunikimin me kryetarët e partive në nivel të grupeve parlamentare dhe në të ardhmen do t’i japim rezultatet e këtij komunikimi”, u shpreh ai. Haradinaj tha se kryeministri Kurti duhet të largohet nga qeverisja meqë po paraqet rrezik për vendin, duke nxitur veprime të cilat, sipas tij, i pëlqejnë vetëm Putinit e Rusisë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.