Kurti: Punët nuk po ndalen, vazhdojmë me investimet në trashëgimi kulturore (VIDEO) NULL NULL 06.11.2023 19:05 06.11.2023 19:05 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka prezantuar investimet që janë bërë në trashëgiminë kulturore. Kurti tha se përmes këtyre investimeve mbrohet e kaluara, sigurohet e ardhmja. Ai theksoi se “punët nuk po ndalen”. “Ndërtesat shumëshekullore që pasqyrojnë aftësitë artizanale të mjeshtërve tradicional po mbrohen dhe rijetësohen me kujdes, përkushtim e profesionalizëm”, tha Kurti. “Hamami i Gazi Mehmed Pashës, e komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi, disa nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale, nga rreziku për shkatërrim i shndërruam në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm”, theksoi ai.