Kurti pret në takim udhëheqësit e VLEN, i përgëzon për rezultatin në zgjedhje në Maqedoni të Veriut NULL NULL 18.05.2024 17:35 18.05.2024 17:35 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në vizitë miqësore udhëheqësit e koalicionit VLEN të partive shqiptare në Maqedoninë Perëndimore Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në vizitë miqësore udhëheqësit e koalicionit VLEN të partive shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, Bekim Qoku, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, të cilët i përgëzoi për rezultatin zgjedhor. Përfaqësuesit e VLEN diskutuan me Kurtin për çështjet me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Për palët vazhdon të jetë shqetësuese influenca ruse dhe serbe, e cila, thonë se ndodh edhe përmes rrjeteve korruptive e kriminale. “Zhvillimi i infrastrukturës që ndërlidh popullsitë e shtetet tona, ishte një ndër temat kryesore të diskutimit, bashkë me ide e projekte për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e arsimor”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv. Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të përzemërt, thuhet më tej, duke mbajtur parasysh se shqiptarët në Ballkan, vazhdohet tutje, janë faktor i padiskutueshëm në mbështetje të demokratizimit, integrimit europian, paqes e sigurisë dhe qëndrueshmërisë euroatlantike.