Kurti: Policia e Kosovës konfiskoi sot qindra armë dhe municione NULL NULL 24.09.2023 23:04 24.09.2023 23:04 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës në operacionin e sotëm, konfiskoi qindra armë dhe municione. Kurti bëri me dije se operacioni do të vazhdojë, transmeton Klankosova.tv. “Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake si mitralozë, granata dhe më shumë. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim”, shkroi Kurti.