Kurti: Nesër nisin diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit NULL NULL 12.02.2026 11:03 12.02.2026 11:03 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se sot Qeveria do të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe do të riprocedojë në Kuvend Projektligjin e Buxhetit për vitin 2026. Ai tha se, pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, tashmë janë në hapin e tretë të punës, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Klankosova.tv “Posa të përfundojnë këto, jam i gatshëm nga nesër të filloj kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjet e presidentit”, tha Kurti.