Kurti: Koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor "Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane" NULL NULL nga Hekuran Sokoli 12.05.2023 09:32 nga Hekuran Sokoli 12.05.2023 09:32 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor Këto komente, Kurti i bëri gjatë konferencës “Balkan Dialogues Initiative”, njofton Klan Kosova. “Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane”. Ndër të tjera, ai i ka përmendur si të arritura të qeverisë së tij, liberalizimin e vizave për Kosovën që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024, kalimin e fazës së parë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian si dhe raportet ndërkombëtare që tregojnë se Kosova ka shënuar sukses në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftimin e korrupsionit. “Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga Procesi i Berlinit”, tha Kurti. Më tej, ai theksoi se në dialogun me Serbinë, Kosova është pala konstruktive dhe kreative. “Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”. Ndërkaq, kreu i ekzekutivit foli edhe për të drejtat e pakicave, duke thënë se është Kushtetuta e Kosovës ajo e cila u garanton atyre të drejta. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 3 orë më parë
Kosova Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon 4 orë më parë