Kurora e Kosovës, mbi kokat e prishtinalive – Llapi dorëzohet në finale NULL NULL 22.05.2025 20:01 22.05.2025 20:01 Prishtina është shpallur kampione e Kupës së Kosovës, pasi e mposhti Llapin në finale me rezultat 1-0. Golin e vetëm në takim e shënoi Albin Krasniqi në minutën e 69-të të takimit, një minutë pasi Llapi mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Arbnor Ramadani u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë fitore, Prishtina e ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet për Europa League, ndërsa Llapi mbetet pa asnjë trofe, teksa i duhet të luftojë për mbijetesë në Superligë. 90:00 – Përfundon ndeshja, Prishtina e mposht Llapin në “Fadil Vokrri”. 77’ Kanë mbetur pak më tepër se 10 minuta lojë në finale, ku të dyja skuadrat po dhurojnë spektakël pak para fundit të takimit. Prishtina e pati një super shans që ta dyfishonte epërsinë por rrjetën e mbajti të paprekur njëri nga lojtarët e Llapit. 70’ Kanë mbetur edhe 20 minuta lojë ku Prishtina po vazhdon të avancoj me golin e minutës së 59-të. Në anën tjetër, Llapi nuk është kundërpërgjigjur akoma, ku nuk po arrin të zhvillojë as një aksion të mirë. 59’ Prishtina ka kaluar në epërsi pas një ore lojë në “Fadil Vokrri”. Ishte Krasniqi ai që realizoi super gol. 58’ Llapi ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, pasi Arbnor Ramadani është ndëshkuar dy herë me kartonë të verdhë brenda dy minutave. Llapi detyrohet që për gjysmë ore lojë të luaj me 10 lojtarë. 55’ Pas 10 minutash lojë në pjesën e dytë, skuadrat po e testojnë njëra-tjetrën, por ka krijuar ndonjë situatë të rrezikshme për portën kundërshtare. 46’ Ka nisur pjesa e dytë e finales mes Prishtinës dhe Llapit e cila po luhet në “Fadil Vokrri” dhe po transmetohet ekskluzivisht Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion. 45’ Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit. Pavarësisht që pjesa e parë përfundoi pa gola, të dyja skuadrat patën raste shumë të mira shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizonin. Në 45 minutat e para, Prishtina ishte ajo që dominoi, teksa Llapi u mundua që ta ndëshkonte ekipin nga kryeqyteti përmes kundërsulmeve, por pa sukses. 45+1 Lojtarët e Llapit kanë kërkuar penallti, pasi topi goditi një nga lojtarët e Prishtinës. Gjyqtari gjerman u konsultua me VAR-in, por vendimi përfundimtar ishte që të mbyllej pjesa e parë. 35’ Kanë mbetur edhe 10 minuta lojë deri në fund të pjesës së parë, ku të dyja skuadrat po vazhdojnë të rrezikojnë portën kundërshtare, por rezultati mbetet ende i pandryshuar. 30’ Kanë kaluar gjysmë ore lojë nga finalja mes Prishtinës e Llapit. Në këto 30 minuta, është zhvilluar lojë e zjarrtë nga të dyja skuadrat, ku Prishtina po vazhdon ta rrezikojë portën kundërshtare, por që s’kanë arritur ta çojnë topin në rrjetë. 24’ Prishtina po vazhdon që të insistojë me raste, ku këtë herë ishte Krasniqi i cili gjuajti fort, por goditja e tij për fatin e Llapit shkoi jashtë. 24’ Në anën tjetër, Llapi u mundua që me një kundërsulm ta rrezikonte portën e “Plisave” por gjuajtja e Ramadanit u ndal nga mbrojtësit e Prishtinës. 21’ Edhe një mundësi tjetër e artë për Prishtinën, ku Gnapi nuk arriti që të realizonte në portën e zbrazet. 19’ – Prishtina pati një tjetër mundësi të mirë për të avancuar, por goditjen e fuqishme e ndali portieri i Llapit, Qoriq. 15′ – Kanë kaluar 15 minuta lojë në finalen mes Prishtinës dhe Llapit në “Fadil Vokrri”. Deri më tani, është skuadra e Llapit ajo që po e ka posedimin, teksa Prishtina pati dy raste mjaft të mira por rezultati mbeti i pandryshuar. 1′ – Ka nisur finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit. Të parët që luajnë me topin janë Prishtina