Kurban Bajrami: Pejanët luten për viktimat e vërshimeve (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 28.06.2023 20:53 nga Haris Ademi 28.06.2023 20:53 Në agim të ditës së Kurban Bajramit, më e ndritshmja ishte shtëpia e Zotit. Nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, jehonte thirrja për namaz të sabahut, të cilës iu përgjigjën besimtarë nga të gjitha moshat. Pas sexhdeve e lutjeve, programi nisi me recitim të Kuranit nga Egzon Ibrahimi. I njëjti, bashkë me grupin e tij, vazhdoi me ilahi, raporton Klan Kosova. Në festa si këto, duhen edhe këshilla të zgjedhura në ligjëratat e imamëve. Ceremonia kulmoi me faljen e namazit të Bajramit, brenda e në oborr të xhamisë. Bajrami i vogël ka në qendër therjen e kurbanit, domethënia e së cilës përmendet më pastaj në hutbe, e që simbolizon solidaritetin e ndjeshmërinë e ndërsjellë mes njerëzve. Por kryeimami pejan Enes Goga, përmend edhe zhvillimet aktuale në veri, për çka ka thirrje për gjithë qytetarët. “Grushti më i fuqishëm përballë atyre që po na e rrezikojnë sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, është uniteti”, shprehet në hutbe Goga. Të gjithë bënë lutje edhe për dy viktimat që vdiqën për shkak të vërshimeve ditë më parë në këtë qytet. E gjithë atmosfera nga ceremonia speciale e Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, u transmetua në Klan Kosova. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS